FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Nuk ka samit pa protesta. Më 6 dhjetor, të gjithë në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

Këtë mbrëmje, edhe njëherë tjetër Sali Beriaha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 6 dhjetorit në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, edhe pse është zonë e përfshirë në perimetrin e sigurisë së Samitit të BE-së.

Berisha ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë 7 në Tiranë, ku tha se Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri të një vendi që nuk ka protesta, por që sipas tij, ata kurrë nuk do ta lejojnë.

”Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë. Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?