Berisha: “Princesha e burgut” merr të gjitha votat e qelive!

Që para zgjedhjeve, opozita kishte paralajmëruar se një e panjohur si Sara Mila e PS do të kishte mbështetjen e organizatës së Suel Çelës në Elbasan dhe pas zgjedhjeve kjo kandidate habiti me rezultatin që ende nuk ka një shpjegim logjik se si dhe pse u arrit.

Sali Berisha e quajti “Princesha e burgut”.

“Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi” u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i qendrës së votimit në burgun e Elbasanit i shtohet dëshmive për një proces votimi të mbikqyrur nga krimi në Elbasan ditën e 11 Majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sara Mila, vajza që pak javë më parë ishte krejt e panjohur por që doli kandidatja më e votuar me 18 mijë 599 vota ka pasur si bastion të saj burgun e qytetit.

Interesante se si kanë votuar në burg! Por Sara Mila ka thënë se ka punuar për çdo votë dhe pa hile.

(shiko fletën e votimit)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?