Berisha rrëfen 3 vendet që kanë aeroport droge

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, ish-Kryeministri Sali Berisha, vec debatit për Kaskadën e Drinit, deklaroi se vetëm 3 vende në botë kanë aeroport droge: Venezuela, Kolumbia dhe Shqipëria dhe iu kërkoi gazetarëve ta verifikonin.

Më tej, ish-kreu i PD-së, u shpreh se: “Parlamenti është bërë sot lokusi i transparencës. Cilat nga gjërat e shtruara në parlament s’ka dalë e vërtetë?! Ajo është ora e tmerrit e Edi Ramës. Aty duhet të bëjmë transparencë të detyruar, të çdo akti monstruoz të tyre. Gjithçka me dokumenta”.

Duke ngritur pyetjen se pse këto tre vende janë të vetmit që kanë avion droge, ish-Kryeministri deklaroi se: “A e dini se tre vende në botë kanë aeroport droge? Venezuela, Kolumbia, Shqipëria! Kontrollojeni, verifikojeni. Nuk është i vetmi ky (i Ishmit), prisni! Se ato mund të transportojnë eksploziv, armë, çdo gjë…Sa të jenë këta në pushtet, parlamenti do të jetë gjyqi publik për mega-afërat e qeverisë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?