Berisha sulmon emisionin “Opinion” të Fevziut dhe opinionistët e emisionit. Ku janë prishur në miqesi?

Ne nje shkrim te tij ne Facebook ish kryeministri Berisha reagon ashper ndaj nje emisionin te Blendi Fevziut. Ja se çfare shkruan Sali Berisha :

"Te dashur miq, zbulimin e organizates se kokaines, fabrikes se saj te miellit ne Xibrake nga Policia gjermane, Interpoli dhe Europoli, Rama dhe Tahiri, padrinot e vertete te kesaj organizate, vrapuan t'ia atribojne vetes si suksesin e madh, qe ne fakt ishte i njejte me ate te operacionit "rrota e Partise".

Ne deklaratat e tyre ata nuk permenden ne asnje rast Policine gjermane, Interpolin apo Europolin por e paraqiten operacionin si nje arritje te madhe te tyre dhe policise partiake, pavaresisht se fabrika e kokaines, me e madhja sipas Rames ne Ballkan, kishte rreth 1 vit qe prodhonte mallin e Partise. Po ne histerine zyrtare, per te paraqitur deshtimin e tyre me te madh ne nje sukses te vertete, te enjten qe kaloi, padrinot bene kurban ne "Opinion" ne Tv Klan HD si deshmitare te rreme jo menaxherin e konsumuar Didi por zevendesin e tij te ri fringo, Çopa!

Miq, ju lutem kthehuni dhe shifeni dhe nje here ate "Opinion". Ne njeren ane zevendesdrejtori i Policise se Shtetit i fryre dhe i kapardisur si deshmitar i nje suksesi te rreme dhe nga ana tjeter 7 gazetare, nder ta papagalli numer 4, qe eshte nje bashkepuntor i njohur i policise kriminale dhe bandave, i pranishem aty me rolin e ndihmesit te deshmitarit te rreme, te tjeret qe iu pelqente te genjeheshin apo te mbanin ison e genjeshtres dhe qe e degjonin me adhurim cdo fjale lidhese dhe presje te Hakiut, supermenit te "Opinionit" sikur nxirrte jo genjeshtra por mjalte nga goja, dhe me ne fund edhe dy gazetare e nje gjysem, qe pavaresisht se deklaruan se njoftimi per organizaten kishte ardhur nga Policia Gjermane, Interpolit, Europolit, apo dhe se shpetuan nga arrestimi mbi 12 anetare te bandes, mbeten thjesht zera periferik ne ate kor festiv, qe me ze te larte apo sfond kendonte "rrofsh Haki sa bukur fole!"

Te nesermen, Prokuroria e Krimeve te Renda do t'u ngrinte buzeqeshjen ne "Opinion" jo vetem Hakiut, qe shkoi aty i perzgjedhur si deshmitar i rreme pra shkoi aty me qellim per te mashtruar qytetaret qe me taksat e tyre i paguajne rrogen atij, eproreve dhe deproreve te tij, por dhe isoisteve qe njolloj si ai shisnin me kenaqesi deshtimin per sukses dhe natyrisht me shume se sa atyre padrinove, Rama e Tahiri, per suksesin edhe me te madh, edhe me te rreme se sa ai i "rrotes" se Partise Siçiliste apo rrotes se avionit te Riformatos!!"

Komenti:

Nuk dihet qe reagimi i ish-kryeministrit Berisha, i njohur si nje mik i madh i Fevziut dhe TV Klan, ka te beje me emisionin, pra per menyren se si i kishte perzgjedhur emrat Fevziu apo me personat direkt . Dihet se ka patur njefare pakenaqesie muajt e fundit te para zgjedhjeve qershor 2013 mes Berishes dhe Fevziut, por jo deri atje sa inati i Berishes te jete edhe nje jave me vonese! Pra Berisha pas nje jave nga emisioni i Fevzos te kujtohet te sulmoje emisionin ose me sakte emrat qe ishin te ftuar. Mund te kishte reaguar ate nate ose nje dite me pas, por pas afro nje jave duket se duhet te jete ndonje emision tjeter qe nuk i ka pelqyer Doktorit dhe ia shprazi per ate te dites se enjte!

Gjithsesi marredheniet Berisha-Fevziu jane komplekse dhe duhet nje dossier i plote per te shpjeguar miqesite, interesat dhe prishjen e miqesise mes tyre. Nuk mjafton as nje emision "Opinion" per ta sqaruar pse ata u ftohen dhe mezi shikojne njeri tjetrin ne sy kur rasti i ben te jene ne te njejten salle. Eshte publike qe po behen mbi dy vite qe Berisha as nuk ftohet , por as nuk shkon ne emisionin e Fevziut! Dhe me e bukura se te dy dijne shume per njeri tjetrin. Por nuk flasin direkt. Edhe ne kete rast Berisha i bie te ftuarve,duke patur inatin me Fevziun.

Hamendje ka plot pse jane prishur ne miqesi…

SHKARKO APP