Berisha: Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa flet për raportet e Shqipërisë me SHBA, sidomos për dosjen ”McGonigal”, ka bërë me dije se ka qenë në përgjim nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

“Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Ai kishte urdhëruar përgjimin dhe në 12 kryeministra isha dhe unë. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Më vjen një ambasador, më le që po më regjistrojnë, i thashë unë po të regjistron një vend armik se unë jo. Obama e bënte se kishte sigurinë globale, nuk e di si më pas. Unë e dija që isha përgjuar”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?