Berisha:Terror, kërcenime mbi policët gjyqesor, prokurorët, gjykatesit, mediat që merren me banden e Partise Siçiliste!

Terror, kercenime me jete mbi policet gjyqesor, prokuroret, gjykatesit, mediat qe merren me banden e Partise Siçiliste!

Te dashur miq, presion i jashtezakonshem politik, kercenime te panumerta nga brenda dhe jashte vendit, direkt, me sekser apo apo telefonata per pagese me koke, zhdukje nga faqja e dheut, pengmarrje te femijeve, grave, te policeve gjyqesor, prokurorve, gjykatesve te çeshtjes, banda e kokaines po çojn drejt deshtimit hetimet per te ..

Presione dhe kercenime te egra jane bere ndaj gazetareve dhe pronareve te mediave. Keshtu, te vendosur ne nje terror te vertete, disa police gjyqesore, gjykates, prokurore madje dhe police te paraburgimit refuzojne te terrorizuar dosjen e bandes se Partise Siçiliste, "Hakmarrja per Drejtesi". Mediat nuk guxojne ne asnje rast te bejne fjale per banden e partise "Hakmarrja per Drejtesi". Policia e shtetit, drejtuesit kryesor te saj dhe te ministrise, me qellim dhe urdher nga lart, zvarrit cdo kerkese te grupit te hetimit te bandes "Hakmarrja per Drejtesi". dhe perhapin dizinformime per te demtuar hetimet.

I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te hetoje cdo kercenim banditesk ndaj sherbetoreve te ligjit dhe te vendosi autoret para ligjit. I bej thirrje Presidentit te Republikes te perdori te gjitha prerogativat ligjore ne mbrojtje te hetimit te gjithaneshme te organizates shqiptaro – kolumbiane qe instaloi ne Shqiperi nen mbrojtjen e mazhorances se qelbesirave, uzinen me te madhe te kokaines ne Ballkan!

Sali Berisha

SHKARKO APP