Berluskoni do nxjerrë në shitje Milanin

Milan kushton shumë, teksa edhe pa prezencën në Champions League, kostot nuk përballohen. Kështu, Berluskoni dhe Galiani janë vënë menjëherë në kërkim të aksionerëve dhe blerësve të huaj.

Gazetat italiane “La Reppubblica” dhe “Tuttosport” hedhin hipotezën e lëshimit të aksioneve të klubit më të titulluar në Itali, Milanit.

Berluskoni tashmë kërkon blerës për Milanin e tij. Sipas gazetave këtë gjë Berluskoni ua ka përcjellë fëmijëve të tij gjatë një dreke.

Nga rezultatet e dobëta dhe mungesa e sukseseve, klubi ka marrë një zhvlerësim vitet e fundit me 100 mln euro, shifer që shkon me humbjet dhe me mungesën në Ligën e Kampioneve.

Dhe për këtë fakt, Berluskoni është shprehur më shumë se sa i shqetësuar, teksa u është shprehur femijeve: “Ka vite që vetëm humbas me këtë skuader..”.

Sipas Kavalierit, janë vite që Familja dhe emri i tij nuk mund të tejkalojnë limitet financiare duke e mbuluar me idenë e ndienjes së klubit, siç edhe kanë bërë shpesh duke mbuluar borxhet e klubit.

Sipas mediave italiane, që nga viti 1986 e deri më sot, Berluskoni ka shpenzuar për Milanin afro 650 milionë euro, shifër e frikshme kjo, por duke e bërë edhe presidentin me shumë tituj në histori.

Por, tashmë janë kohë të tjera dhe familja mendon ndryshe në aspektin e kostove. Sipas “Tuttosport” po kërkohen blerës në Amerikën e Veriut, teksa më parë kanë qënë arabët që janë ofruar për të marrë aksione, më pas rusët e Gazprom-it, dhe në fund kinezët.

Një negocim i vërtetë dhe real për momentin nuk është, as edhe një shifër konkrete. Por, ku do të shkojë Milani? Do të mësohet shpejt!

SHKARKO APP