BERZH dhe Bashkia e Beratit bisedime për investime në turizëm
Bordi i Drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim( BERZH) zhvillon një takim me Kryetarin e Bashkisë Berat Petrit Sinaj.
Përfaqësues i Bordit të Drejtorave Z.Dragoş Andrei : ‘’BERZH do të vazhdojë programin e investimeve në fushën e turizmit, nëpërmjet mbështetjes së biznesit privat dhe investimeve publike në këtë sektor’’.
Ka qenë një takim i zhvillua në ambientet e Qendrës Historike në Berat , ndërmjet Bordit të Drejtoreve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim( BERZH) dhe Kryetarit të Bashkisë Berat Petrit Sinaj, në kuadër të vizitës që Bordi i BERZH po zhvillon në Shqipëri.
Berati është zgjedhur si destinacion kulturor dhe historik për vizitën e Delegacionit, por gjithashtu për të diskutuar nga afër mbi programet e financimit që BERZH synon të zbatojë në një të ardhme të afërt në fushën e turizmit.
Gjatë takimit, kryebashkiaku Sinaj prezantoi vlerat dhe sfidat me të cilat përballet zhvillimi i qytetit, dhe drejtimet kryesore të zhvillimit të cilat janë turizmi kulturor dhe natyror dhe agrobiznesi. Gjithashtu Z. Sinaj bëri një panoramë të zbatimit të reformës territorale në bashkinë Berat, si një reform ë e suksesshme e cila ka filluar të japë ndikimet e saj në zhvillimet lokale dhe rajonale. Dragoş Andrei,Përfaqësues i Bordit të BERZH prezantoi mbështetjen që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për Shqipërinë, kryesisht në sektorin energjitik dhe atë të bujqësisë. Vitin e kaluar investimet e BERZH në Shqipëri ishin ndër më të suksesshmet duke prekur një shifër prej rreth 170 milione euro, në ristrukturimin e sektorit energjitik, në fushën e bujqësisë dhe mbështetjen për sipërmarrjet e vogla dhe t ë mesme.
Këtë vit,theksoi z.Andrei, BERZH do të vijojë programin e mbështetjes për Shqipërinë me fokus zhvillimin e turizmit dhe në këtë kuadër do të vlerësohen Projektet të cilat do të paraqiten nga Bashkia Berat pranë ekipit menaxhues të Projekteve të BERZH në Tiranë, të cilat do të kenë fokus mbështetjen për shërbimet publike në fuksionn të rritjes s ë turizmit dhe mbështetjen e sektorit të biznesit turistik.

Gjatë takimit u diskutua mbi disa fusha të ndërhyrjeve në sektorin e turizmit, duke theksuar përdorimin në maksimum të aseteve ekzistuese turistike dhe shtimin e atraksioneve të reja.Parku Kombëtar i Tomorrit, shtigjet turistike për ngjitje dhe alpinizëm në fshatrat rreth Beratit, krijimi i fermave turistike, nxitja e aktiviteteve sportive me fokus turizimin e aventurës dhe pa dyshim jetëzimi i Qëndrës Historike, do të zgjasin kohëzgjatjen e qëndrimit të turistëve në Berat.
Më pas, Delegacioni i BERZH vizitoi Kalanë e Qytetit dhe lagjet muzeale Mangalem dhe Goricë, duke u shprehur të entuziazmuar nga vlerat unike të Beratit dhe potencialet që ai ka për t’u kthyer në një destinacion turistik ndërkombëtar.

