Besa Shahini tjetër njoftim të rëndësishëm në lidhje me shkollën

Këtë të hënë, përmes një deklarate në facebook, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka publikuar një udhëzues për mësimin në kushtet e shtëpisë. Shahini ka publikuar këtë udhëzues në të cilin janë marrë parasysh dhe integruar ndryshime të sugjeruara nga mijëra mësues, nxënës dhe prindër.

Mësohet se udhëzuesi ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre për zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë, përtej fazës fillestare dy javore të mbylljes së shkollave për shkak të Covid-19.

Nga ana tjetër, thuhet se brenda këtij dokumenti, janë listuar të gjitha, udhëzues të ndryshëm, modele testesh për provimet kombëtare, platforma online, si dhe video tutoriale, të cilat mbështesin mësuesit në punën e tyre.

Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.

SHKARKO APP