Rama: Shëtitorja “Taulantia” në Durrës me pamje të re brenda qershorit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako inspektoi sot kantierin e shëtitores “Taulantia” ku puna po vijon me ritme të larta.

Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor, kjo shëtitore e rilindur do të jetë gati për të mikpritur turistët e shumtë.

“Në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës vijon puna, ndërsa ka nisur edhe montimi i strukturave hijezuese të konceptuara nga studioja prestigjoze e arkitekturës europiane, spanjollja “Bofill Taller de Arquitectura”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?