Bie zjarr edhe në Opar të Moglicës
Aktualitet E Hënë, 3 Gusht 2026 18:43
Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse që do të bëjnë të mundur izolimin e vatrës. Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur por siç duket edhe në pamje, zjarri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për të mos u përhapur më tej.
KOHA JONË SONDAZH

