Bilanci i operacionit antidrogë. Çfarë u zbulua në laboratorin e kokainës (FOTO)

Sasia e kokainës së sekuestruar në operacionin e mbrëmshëm që u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Elbasan dhe Durrës është rreth 100 kg.

Kjo është shifra që zëdhënësi i policisë së shtetit bëri publike sot paradite në një konferencë për shtyp nga ambientet e kësaj Drejtorie ku dha detajet e këtij operacioni.

Te arrestuarit
1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane, .
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .
6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi
9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

Cfare u sekuestrua 

Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
” 77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
” 19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotikekokaine.
” 359.400 Euro.
” 2.769.000 lek të reja.
” 4150 Dollare Amerikan.
” Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
” Nje arme zjarri automatik model 56.
” Nje arme zjarri Revolver me mulli.
” Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.
” Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
” 174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
” 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
” Katër automjete të tipeve të ndryshme.
” Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
” Një peshore elektronike.
” 25 aparate telefoni celulare.
” Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
” Jane sekuestruar edhe dy automjete.

Në orën 11:10 minuta policia e shtetit doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e koduar “Xibraku” ku u shkatërruar një organizatë e trafikut të drogës. Prej disa kohësh policia e shtetit po hetonte këtë trafik droge.

“Ishte një grup i strukturuar me shtrirje ndërkombëtar nga Amerika Latine në Ballkan me destinacion Europën Perëndimore.

Grupi siguronte substancën e lëndës narkotike dhe më pas përpunohej të nxirrej kokainë e pastër dhe më pas nxirrej në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas.

Me qëllim përpunimin e saj organizata kishte punësuar 2 kolumbianë” tha Genti Mullai zëdhënësi i Policisë së shtetit.

Sipas policisë të arrestuarit janë
Sajmir Batku,
Fatmir Hoxha,
Kastriot Imeri,
Gentian Gjonaj,
Arjan Dalipi,
Klement Dalipi,
Ilir Hyseni
Egest Danci
Cezar Avila nga Kolumbia
Ëalther Morena nga Kolumbia

SHKARKO APP