Bilanci, në 4 muaj, 50 krime seksuale. Nga 53 persona të lënduar, 15 kanë qenë të mitur
Një 64-vjeçar nga Tirana u vu në pranga pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
Referuar statistikave të Policisë së Shtetit, në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë ndodhur 50 krime seksuale me 53 te lënduar nga të cilët 15 janë të mitur.
“Numri do të rritet nëse pushteti vendor, policia dhe gjykatat nuk marrin masa, te afishohen në çdo qendër banimi emrat e të dyshuarve si agresor apo të dënuarve për dhunë seksuale. Shoqëria duhet të reagojë. Ligjet i kemi, të zbatohen“-shprehet Saimir Vishaj, avokat.
Për të mbrojtur të miturit në ndryshimet që pritet ti bëhen kodit penal është propozuar që mosha minimale e aprovimit për të kryer marrëdhënie me dëshirë të rritet nga 14 që është në 16 vjeç.
Top Channel