Biznesmeni Ylvi Beqaj dëshmon sërish kundër Shullazit: Jam kërcënuar

Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij, është dhënë dëshmia e dytë e biznesmenit Ylvi Beqaj.

Ai u ka qëndruar të njëjtave deklarata që dhënë në dëshminë e parë, duke deklaruar se është kërcënuar dhe i është vënë gjobë nga Shullazi.

Ai është sjellë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të forta sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e 20 qershorit, Beqaj ka dëshmuar për 5 orë radhazi, ku ka sqaruar peripecitë e kaluara në verën e vitit 2014 kur avokati Neshat Fana e kishte njohur me Emiljano Shullazin, në mënyre që ta ndihmonte për të regjistruar në Hipotekë, sh-hotel Vollgën në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Beqajt, për ketë marrëveshje Shullazi i kishte kërkuar 20% të pronës por me vonë, nën kërcënimin e armës kontrata ishte ndryshuar në 30%.

Beqaj tha se gjate periudhës trevjeçare të njohjes, Shullazi dhe grupi i tij i kishin kërkuar shuma të mëdha parash duke e kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve.

Ai tha para gjykatës se i kishte dhënë Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit rreth 600 mije euro, në periudha të ndryshme kohore, dhe kjo e kishte detyruar që të bënte denoncimin.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?