Blindohen ambasadat e huaja në Tiranë

Pas sulmit terrorist në Francë kreu i Shërbimit Informative Shqiptar Visho, Ajazi Lika zhvilloi një takim me ambasadorin francez.

Bëhet me dije se në këtë seli diplomatike janë dyfishuar masat e sigurisë ndërkohë që janë vënë në gatishmëri dhe agjentë të antiterrorit, raporton Vizion Plus.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë konfirmuan se është hartuar një plan i detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje jo vetëm pranë ambasadave, por edhe rezidencave të tyre.

Siguria është koordinuar edhe me stafet e ambasadave, ku është vene re një prani e shtuar e efektiveve te komisariateve, sidomos ne përfaqësinë diplomatike të Francës.

SHKARKO APP