Blinken flet për studenten shqiptare që krijoi aplikacionin për dh*nën ndaj grave: Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranës, zhvilloi një takim me të rinjtë të cilët kanë përfituar nga programet e ambasadës amerikane.

Blinken u ndal në fjalën e tij për Dea Rrozhanin, studente shqiptare e cila ka krijuar aplikacionin kundër dhunës ndaj vajzave. Për të është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i ideve mes njëri-tjetrit.

”Dea Rrozhani nga Tirana është nga programi i ambasadës sonë, ky program sjell vajza të reja në SHBA për të mësuar shkencë dhe teknologji. Ajo krijoi në APP sesi të luftojë dhunën dhe ajo sot është në Universitetin Pensilvanisë. Ky është gjithë thelbi i këtyre programeve të shërbimeve që ne i sjellim në Shqipëri”. 

SHKARKO APP