Boçi: U shkarkua dhe mësuesi që denoncoi korrupsionin tek shkolla “Dhora Leka”
Pas hapjes së portalit, “Denonco.al” pati prerje kokash, por pas deklarimeve të fundit, viktima janë bërë dhe vetë denoncuesit.
Dy ditë më parë pas një denoncimi në këtë portal, u shkarkuar drejtoresha e shkollës ‘Dhora Leka”. Mësohet se drejtoresha akuzohej për shitje të librave jashtëshkollorë, por edhe sepse vinte me vonesë në mësim dhe shkolla ishte e papastër. Po të njëjtin fat pati dhe nëndrejtoresha.
Por sipas deputetit demokrat, Luçiano Boçi, tani i është shkarkuar edhe mësuesi që bëri denoncimin. Me një status në Facebook, Boçi shprehet se, kjo është ana tjetër e monedhës, një formë kërcënimi për këdo që guxon denoncon.
Ja cfarë shrkuan Boci në Facebook.
Denoncuesi i drejtuesve të shkollës “Dhora Leka”, i cili mori dhe përgëzimet prekëse te Kministrit dhe Ministres, për atë që e quajtën me patetizëm “funksionim i sitemit për luftën ndaj korrupsionit”, nga sot nuk është më mësues!
Kristaq Vison “e graduan” duke e shkarkuar me “urdhër nga lart”!!!!!!!
Kjo për të paralajmëruar këdo që denoncon!!!!! Kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi.
Pas kësaj Rama me siguri do duartrokasë në tëiter dhe do falenderojë denoncuesit e rinj të denoncuesit të vjetër, e kështu me radhë!”
KOHA JONË SONDAZH

