Bora izolon Pukën, i sëmuri transportohet në krahë drejt spitalit

Shumë zona malore janë krejtësisht të izoluara nga bora dhe banorët ndodhen në vështirësi jetike.

E tillë është dhe njësia administrative Rrapë në Pukë. Siç shihet nga këto foto, një burrë i cili u sëmur rëndë në këto ditë të acarta është transportuar me krahë nga fshati Buhot i Rrapës drejt spitalit të Pukës, shkruan “Opinion”.

Kanë qenë banorët e fshatit dhe punonjësit e zjarrfikëses në Pukë që e kanë mbajtur në krahë për disa orë, të terren shumë të vështirë, për t’i shpëtuar jetën 60-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?