Bora në Kukës arrin në 1 metër
Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature.
Lartësia e borës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 metër në Valbonë pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës e ulje temperaturë njofton Shtabi i Emergjencave i Kukësit.
Në qytete lartësia e dëborës varion nga deri në 25-35 cm. Të bllokuara janë Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalise, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi.
Shumë fshatra në Bashkitë Has e Tropojë. Shtabi i emergjencave njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë energji elektrike vetëm qytetet B.Curri e Krumë,pjesa tjetër është pa energji, ndërkohë OSHEE raporton se prej mëngjesit të sotëm Bujani, Rragami, Tropoja dhe Kruma janë pa energji elektrike.

