Borizana e pas tërmetit/ ”Kemi shumë ftohtë”, nxënësit e klasës parë dhe kopshtit mësim në palestër
Kjo palestër është kthyer në klasë po vetëm e tillë nuk duket. Fëmijët e parashkollorit dhe nxënësit e klasave të para pas vendimit për shembjen e shkollës së Borizanës janë zhvendosur në këtë palestër. Për shkak të moshës së mitur ata nuk janë transferuar si më të rriturit në shkollën e Thumanës po e këtu po përballen me kushte të këqija dhe me të ftohtin.
Mësuesja pohon se kanë një rezistencë por hapësira është shumë e madhe.
Kamera e ABC News nuk u lejua të qëndronte gjatë në këto ambiente. Edhe nxënësit e tjerë nga Borizana kanë problem pasi autobusat që i transportojnë në shkollën e Thumanës herë pas herë vonohen dhe janë të pakët në numër. Burime të ABC News tregojnë se në ditët në vijim kompania e transportit mund të pezullojë fare lëvizjen pasi nuk po paguhet siç ju ishte premtuar nga bashkia.
Ndaj nxënësit e rritur janë çoroditur dhe disave ju është thënë të kthehen në shtëpi se nuk do bëjnë mësim.
Shkolla në Borizanë kishte pak kohë që ishte rikonstruktua por më shumë të ngjarë prej punimeve të dobëta ajo u dëmtua nga tërmeti dhe u vendos të shembet totalisht.