Braçe mbush 45-vjeç, Rama: Urime, je bërë si Juventusi

Deputeti Erjon Braçe ditën e sotme ka ditëlindjen dhe mbush 45 vjeç. Ditëlindja e deputetit socialiste ka gjetur atë në Asamblenë Kombëtare të PS-së ku ka marrë edhe urimet e kryeministrit Edi Rama.

Ai i ka uruar publikisht Braçen për ditëlindjen, ndërsa ndau me të pranishmit dhe një dhuratë speciale, një album të skuadrës së tij të zemrës, juventusit. Siç duket, Ramën dhe Braçen, përveçse se PS-ja, i bashkon dhe Juventusi.

“Motra dhe vëllezër socialiste dua ta nis me një urim, një urim për një socialist të lodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik, i cili sot mbush 45 vjeç, përveç se dhe një juventin i paepur dhe meqë Partia Socialiste është bërë si Juventusi që vetëm fiton dhe mbas çdo fitoreje akuzohet se fillon me hile, ky është vendi i duhur për t’i bërë Erionit dhuratën e ditëlindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është albumi i Juventusit që e kanë firmosur iguain etj”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?