Brati: Virozat e stinës janë spostuar për shkak të Covid-19

Mjekja pediatre Sonila Brati, thotë se ka një shtim të rasteve të shtrimeve në pediatri këto ditët e fundit. Po ashtu Brati tha se si rregull në këtë muaj duhet të ketë një ulje të rasteve të tilla, por ka pasur rritje të rasteve pasi janë shtyrë nga Covid-19. Brati shtoi se në rastin e një temperatura të lartë, prindërit nuk duhet të shkojnë direkt në farmaci, por duhet të konsultohen fillimisht me mjekun.

”Ka një shtim të rasteve në pediatri. Virozat kanë qenë të spostuara, ndërkohë që kemi raste të shtuara qysh nga marsi. Temperaturat e larta kanë sjellë shumë shtrime. Prej gati 10 ditësh ky shtim është evidentuar te të rriturit dhe më pas te fëmijët. Përpos virozave të stinës janë edhe alergjitë që janë shtyrë për shkak të pandemisë. Rastet janë shtuar sepse pandemia i uli virozat. Sigurisht që raste Covid të fëmijëve kemi pasur.

Virozat janë spostuar në këtë periudhë. Si rregull në këtë muaj duhet të kemi një ulje të rasteve të tilla, por në fakt kemi një rritje të rasteve. Ajo që vihet re të fëmijët janë temperaturat e larta dhe kolla që me zor ikën. Janë prezente të vjellat dhe diarretë.

Ne u bëjmë apel prindërve që t’i mbajnë fëmijët në shtëpi dhe t’i dehidratojnë. Të mos i sjellin direkt në spital. Prindërit shumicën e herëve i lënë fëmijët edhe me temperaturë të lartë deri në 39. Duhet tu jepen lëngje dhe tu bëhen banjo, së bashku me ushqyerjen”.

SHKARKO APP