British Council dhe Festivali Exit, projekt dixhital për artistët

British Council së bashku me Festivalin EXIT kanë bashkuar forcat që të sjellin Ghostpoet, një muzikant nga Britania e Madhe I cili do te punoje së bashku me 12 muzicient nga i tërë rajoni i Ballkanit. Ky projekt do të krijojnë një eksperiencë unike muzikore e cila do të tregoj historitë e rajonit, të inkurajojë bisedë mes njerëzish dhe të fuqizoj mardheniet e shoqerive tona. Kjo iniciativë e quajtur ‘Mix the City- the Balkans’, fton botën në një platformë interaktive video-muzikore ku kushdo me një kompjuter apo telefon të mençur mund të krijoj miksin e tij muzikor të me motive Ballkanike dhe më pas të mund ta postoj atë menjëherë në mediat sociale.

Gjatë 4 javëve të ardhshme, Ghostpoet do të jetë në kërkim të artistëve të mirënjohur apo atyre me potencial të cilët nëpërmjet muzikës së tyre do ta tregojnë historine se si e shohin Ballkanin, qytetet e tyre, njerëzit dhe kulturën. Ky do të jetë një udhëtim mbresëlënës duke filluar me Tiranën ne datat 4 dhe 5 Prill 2016, Banja Lluka, Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup. Gjatë turnesë, Ghostpoet do të rregjistrojë 12 muzicient lokal dhe do të xhirojnë video filmike të cilat do të tregojnë talentin, pasurinë dhe diversitetin e rajonit. Tregimet dhe filmimet prapa çdo lokacioni në tetë qytetet do të ndihmojnë artistet të zbulojnë disa nga thesaret e fshehura të cilat e bëjnë Ballkanin me te vërtetë special.

Mund të na ndiqni në:

Datë 04 Prill, Artistin Bledi Boraku dhe Ghostpoet të cilët do jenë duke punuar e xhiruar video- muzikë pranë ambjenteve të qëndres”Tulla Center” gjate ditës, dhe prane Parkut Rinia në mbazite

Datë 05 Prill, Artisti Fatos Qerimaj me Ghostpoet do jenë duke punuar e xhiruar video- muzike prane ambjenteve të “Akademisë së Arteve” gjatë ditës.

Pas lançimit të ‘Mix the City – the Balkans’, publiku rreth botës do të jetë në gjendje që me lehtësi të hulumtojë dhe përjetoj Ballkanin në pëllëmbë të dorës së tyre. Duke miksuar vidoet dhe muzikën e 12 artisteve të cilët ndoshta edhe nuk janë njohur më pare me njeri tjetrin, do ti ofrojnë çdo përdoruesi të pëdorë kreativitetin e tij/saj për të sjellë këto tetë qytete me afër. Rezultati përfundimtar i bashkëveprimit me platformën do të jetë një miks unik në formën e një videoklipi muzikor i cili kombinon audio miksin nga muzikantët lokal me videot filmike nga peisazhet autentike të Ballkanit.

Ghostpoet para se të nisej për në lokacionin e parë në Ballkan ku do të inçizohet tha se “Gjatë hulumtimit tim jam fascinuar dhe impresionuar nga llojllojshmëria e talentit në Ballkan. Jam shumë i gëzuar pëe fillimin e realizimit të këtij projekti dhe eksplorimin e thelbit të artit e botë-kuptimit të rajonit që do ta vizitoj”

‘Mix the City – the Balkans’ do të jetë në dispozicion për publikun global në www.mixthecity.com nga Korriku 2016. Në ndërkohë, në webfaqen e njejtë, përdoruesit mund të eksplorojnë dhe përjetojnë programin e lancuar me parë në Tel Avivi dhe Stambolli – kuruar nga senzacioni i YouTube nga Izraeli Kutiman. Projekti është i realizuar në bashkëpunim me agjencitë kreative nga Britania e Madhe Flying Object dhe Roll Studio.

SHKARKO APP