Brukseli nën masa të rrepta sigurie pas operacionit anti-terrorist ku u vranë dy xhihadistë

Kryetari i qytetit belg, Verviers i ka thënë BBC'së se tani situata në këtë qytet është e qetë dhe nën kontroll.

Zëdhënësi i Prokurorisë shtetërore të Belgjikës, Eric va der Sypt ka thënë se ka filluar aksion i gjerë dhe i madh kundër terroristëve të cilët në Belgjikë përgatiteshin sulme terroriste të shkallës së gjerë.

Ai ka konfirmuar se dy xhihadistë janë vrarë, kurse i treti është kapur në operacionin antiterrorist në qytetin Verviers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas AFP'së, nga qyteti Verviers i Belgjikës, janë të paktën 6 deri në 10 të rinj që kanë shkuar për të luftuar në Siri vetëm gjatë muajve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve të mediave ndërkombëtare, thuhet se terroristët po planifikonin të sulmonin ndërtesat e Policisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?