Tensione dhe flakë në Tiranë, digjen stacioni i urbanëve dhe një kioskë tjetër

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” është pa drita, por protestuesit e kanë ndezur nga flakët e zjarrit. Ata i kanë vënë flakën një tjetër kioske përballë ish-hotel “Dajtit”. Flakët kanë përfshirë edhe një stacion urban pranë Urës së Bllokut, në afërsi të Tajvanit. Deri në këto momente, nuk ka informacion për persona të lënduar. Ngjarjet vijnë në kuadër të protestës studentore, ndërsa priten më shumë detaje mbi situatën dhe ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Protestat studentore në Tiranë kanë vijuar për të tretën ditë me radhë, duke u shoqëruar me tensione dhe akte dhune. Protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta disa institucione, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Kuvendin, Ministrinë e Ekonomisë dhe selinë e Partisë Socialiste. Policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet kanë vijuar.

Situata ka sjellë dëmtime të pronës publike dhe private, përfshirë semaforë, kosha mbeturinash, biznese dhe autobusë. Për shkak të incidenteve, transporti publik në Tiranë dhe Kamëz është pezulluar përkohësisht, ndërsa Kalaja e Tiranës është mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar përdorimin e flamurit të UÇK-së gjatë akteve vandaliste, duke theksuar se simboli përfaqëson luftën për liri dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim mëngjesin e sotëm për Reuters, ka refuzuar kërkesat për dorëheqje, duke deklaruar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes revolucionit.

Lexoni edhe:

VIDEO/ Bulevardi i tejmbushur me gurë dhe gaz lotsjellës, një i ri vrapon dhe futet në Kryeministri

VIDEO/ Bulevardi i tejmbushur me gurë dhe gaz lotsjellës, një i ri vrapon dhe futet në Kryeministri

FOTO/ Kioska bëhet shkrumb e hi, tymi mbulon Tiranën. Ka shpërthime në zonë

FOTO/ Kioska bëhet shkrumb e hi, tymi mbulon Tiranën. Ka shpërthime në zonë

VIDEO/ Kryeministria një arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

VIDEO/ Kryeministria një arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3501 (34.6%)
Shoqeria civile 6630 (65.4%)

Vota totale: 10131