Bulqizë, shkon në hotel me 3 prostituta, por e vënë në gjumë dhe e grabisin

 

Kishte menduar të kalonte një natë të vecantë nën shoqërinë e tre femrave, por përfundoi i grabitur prej tyre. Ngjarja ndodhi në një hotel të Bulqizës, ku shtetasi N.H. shkoi bashkë me tre punonjëset e seksit, të cilat i hodhën një ilaç në pije duke e vënë në gjumë. Më pas ato i kanë grabitur 730 mijë lekë të vjetra. Denoncimi është bërë nga vetë shtetasi N.H. i cili kishte paguar për të kaluar një natë nën shoqërinë e tre femrave. Pasi i del gjumi, ai e ka parë veten i vetëm në dhomën e hotelit dhe ka vënë re mungesën e lekvë në xhep. Pas denoncimit, policia ka shoqëruar në polici vajzat për t’i marrë në pyetje.

 

“Më datë 23.02.2015, ora 23.50, u ndaluan shtetaset M.B, A.Z e K.C, 20, 28 e 18 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se sot ka bërë kallëzim shtetasi N.H, 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, se në Bulqizë në ambientet e një hoteli, të tre shtetaset e lartpërmendur, i kanë vjedhur 73.000 lekë. Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë

SHKARKO APP