Bulqizë, zbulohen 28 thasë me kanabis në tavanin e një shtëpie
28 thasë me kanabis sativa janë gjetur të fshehur në tavanin e një banese të braktisur në fshatin Dushaj, në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë. Lënda narkotike u zbulua pas operacioneve të policisë në fshatin Dushaj.
Pasi zbuluan thasët me kanabis Blutë njoftuan menjëherë Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si dhe grupi hetimor, ku nga kontrolli i imtësishëm i banesës rezultoi se: Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë kanabis sativa.
Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

