Burgje private në Shqipëri, Naço në Londër për të marrë eksperiencë

Qeveria shqiptare ka në plan të ngrejë burgje private për të dënuarit deri në 5 vjet dhe për këtë arsye, ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, janë duke kërkuar eksperiencën e Britanisë së Madhe.

Kështu, gjatë një vizite në Londër, Naço dhe Braho kanë hyrë në bisedime me ministrin e Burgjeve, Andreus Selous për organizimin dhe funksionimin e burgjeve private, elementët e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe shërbimin e proves.

Burimet zyrtare thanë se gjatë takimit me ministrin e Burgjeve, Shërbimit të Provës dhe Rehabilitimit në Mbretërinë e Bashkuar, biseda u fokusua pikërisht në reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të sistemit të burgjeve në vendin tonë, përmes përvojës dhe modelit të sistemit penitenciar të Mbretërisë së Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?