Burgu i Durrësit pa ujë dhe pa mjete transporti për të burgosurit
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 07:09
Temperaturat e ulëta dhe ngricat gjatë natës që lamë pas kanë sjelle probleme dhe në furnizimin me ujë të pijshëm të burgut të Durrësit.
Sakaq raportohet se është paralizuar dhe lëvizja e mjeteve që dërgojnë të burgosurit në gjykatë.
Gazetari jonë në Durrës raporton se dy të burgosur të cilët kishin sot seancën gjyqësore nuk janë transportuar drejt gjykatës pasi mjeteve u janë çarë tubacionet nga ngricat.

