Burri bie nga lartësia e pallatit, ngec në telat e katit të dytë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pranë zonës së teqes së Eleonorës.

Banorët tregojnë se burri në mesomoshë ka rënë nga kati i gjashtë mbi disa antena në katin e dytë, të cilat e kanë mbajtur aty.

Ata janë trembur nga zhurma e madhe dhe kanë dalë jashtë për të parë çfarë po ndodhte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse rënia ka qenë aksidentale apo zotëria ka tentuar t’i japë fund jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak më parë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin për në spital.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?