Bushati në Gjakovë, inauguron Konsullatën e Shqipërisë
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit zyrtar të MPJ-së, kryediplomati shqiptar do të inaugurojë sot rreth orës 13.00, Konsullatën e nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë.
Me këtë rast, përveç fjalëve të rastit të shefit të diplomacisë shqiptare, kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi, është parashikuar edhe një program kulturor.
KOHA JONË SONDAZH

