Bypass-i Shëngjinit pritet të hapet këtë sezon veror, kryebashkiaku Ndreu: Eliminon trafikun
Punimet për bypass-in e Shëngjinit, një nga projektet kryesore infrastrukturore për zonën bregdetare, po avancojnë me ritme të shpejta. Gjatë një inspektimi në terren, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thotë se kjo vepër do të përmirësojë aksesin drejt zonës turistike dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit. Sipas tij, bypass-i do të jetë një rrugë panoramike, e pajisur edhe me pika ndalimi për vizitorët.
“Do të bëjmë ballkonin panoramik. Do t’ia krijojmë dhe privatit si mundësi, pasi e kërkojnë turistët”, tha Pjerin Ndreu. Projekti ka një gjatësi prej 8.1 kilometrash dhe vlerë investimi rreth 1.1 miliard lekë. Punimet kanë nisur në tetor 2025 dhe pritet të përfundojnë në prill 2027.
Megjithatë, edhe pse jo i përfunduar plotësisht, segmenti do të jetë i kalueshëm gjatë kësaj vere, pasi tashmë është hapur traseja. “Byppasi eliminon trafikun në qendër të Shëngjinit që është një problem i madh për ne, sidomos gjatë sezonit”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

