Cakaj në Gjermani, asnjë garanci për hapjen e negociatave
Ministri i Jashtëm me kompetenca të delegauara, Gent Cakaj ndodhet në Gjermani, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Sot ai ka takuar homologun Michael Roth. Në një status në Twitter, Roth shprehet i lumtur që pati mundësi të takojë Cekajn por në asnjë rresht nuk shprehet nëse Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave.
“Takim i frytshëm me ministrin e ri të ngarkuar për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj për procesin e e reformave, si ajo e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diskutime rreth hapjes së negociatave dhe bashkëpunimiit në të ardhmen”.
Cakaj shprehet se Gjermania njeh punën e madhe që po bën Shqipëria duke shtuar se vendi po përgatitet për vendimin final të qershorit.
Welcome to Berlin, dear @CakajGent! Fruitful meeting with the new acting Minister for #Europe and Foreign Affairs of #Albania about ongoing reform process, esp. justice reform, fight against corruption & organized crime, opening of #accession talks & future cooperation. 🇦🇱🇪🇺🇩🇪 pic.twitter.com/aDCiFGuavZ
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) March 13, 2019

