Studentët në revoltë, Policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron disa të rinj. PD: Dorëheqja e Ramës, zgjidhja e vetme

Studentët nga të gjitha Universitetet e Tiranës, ndodhen këtë të mërkurë përballë Ministrisë së Arsimit, me skenarin si ditën e parë të protestës. Ata kanë bllokuar kalimin në ”Rrugën e Durrësit” duke protestuar, shkulur kangjellat dhe më pas i kanë vendosur si barriera në rrugë. Më parë studentët hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit. Disa protestues dogjën edhe koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit me ujë dhe gaz lotsjellës, ku pati disa të rinj të shoqëruar. Autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët.

Policia e Shtetit u bën thirrje pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës. “Të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private. E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj”, tha policia. Në njoftimin e publikuar ndërkohë që po protestohet në Rrugën e Durrësit, policia thotë se dhuna nuk do të tolerohet.

Tensionet nisën rreth orës 12:00, por vetëm pas gjysmë ore, policia pati një ndërhyje duke shoqëruar disa persona. Por më pas u tërhoq. Një autoboot me ujë po shuan flakët në rrugë. Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve t’i bashkoheshin protestës. Studentë të këtij fakulteti lanë auditorët dhe iu bashkuan marshimit. Edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” bojkotuan mësimin dhe dogjën kosha mbeturinash në mes të Rrugës së Dibrës, duke bllokuar qarkullimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” i janë bashkuar bojkotit. Ata kanë ndërprerë mësimin dhe kanë bllokuar rrugën përpara shkollës së tyre, në shenjë proteste. Tek ”Rruga e Durrësit”, disa biznese kanë ulur qepenat dhe kanë mbyllur dyqanet, si një masë ndaj revoltës, pasi ditën e martë në këtë zonë u shkatërruan disa biznese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen si kryeministër, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e saj çka kryedemokrati e konsideron si krizë të thellë politike. “Së fundmi, i kërkoj Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen si rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë dhe më pak të dhimbshme të krizës së thellë në të cilën e ka zhytur vendin. Largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza. Përshëndes dhe njëherë studentët, lëvizjen e tyre dhe i garantoj se PD mbetet e vendosur të mbështesë ata, të mbrojë kauzën e tyre me të gjithë potencialet e saj”, tha Berisha.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit. Delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi.

Momente nga shoqërimi

Lexoni edhe:

Studentët godasin tabelën në nderim të viktimave të regjimit komunist, Taulant Balla: Mos Saliu e ka dhënë adresën gabim?

Studentët godasin tabelën në nderim të viktimave të regjimit komunist, Taulant Balla: Mos Saliu e ka dhënë adresën gabim?

Delegacioni i BE-së reagon për protestat studentore: Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm

Delegacioni i BE-së reagon për protestat studentore: Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm

Deputeti i PD i bashkohet protestës studentore: Të ndalim dhunën e egër policore, thelbi është largimi i Ramës

Deputeti i PD i bashkohet protestës studentore: Të ndalim dhunën e egër policore, thelbi është largimi i Ramës

Berisha, thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Berisha, thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë

Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë

Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit

Studentët bllokojnë autobitin e ujit, vendosin kangjellat në mes të rrugës së Durrësit

Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë

Të rinj me maska tentojnë të hipin mbi muret e Ministrisë së Arsimit, një tjetër ngjitet mbi shtyllë

Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar

Protesta e studentëve, PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar

Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri

Studentët shqyejnë derën e Ministrisë së Arsimit, gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri

Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar

Debate për protestën/ Kaso: Nuk barazohet veza me dhunën e Policisë! Xhafaj: E kam provuar më 21 Janar

Studentët shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne

Studentët shkojnë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin: Bashkohuni me ne

Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike

Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike

Agron Gjekmarkaj: Dhuna ndaj studentëve është fytyra e vërtetë e qeverisë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Agron Gjekmarkaj: Dhuna ndaj studentëve është fytyra e vërtetë e qeverisë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen e të plagosurve: 6 të lënduar në gjendje të mirë

9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

9 orë protestë nëpër Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?