Berisha, thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsmit.

“Dhunës së egër barbare, të urdhëruar nga Edi Rama dhe vasali i tij, Demo, Universiteti i Tiranës iu përgjigj në mënyrën më dinjitoze dhe më të vendosur, me grevën e përgjithshme të fakulteteve të këtij universiteti. U janë përgjigjur edhe universitetet e tjera të vendit, me greva, si Fakulteti i Biznesit në Elbasan, si dhe me lëvizje të tjera në universitetet e Vlorës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.

Kësaj barbarie iu përgjigjën edhe gjimnazistët e gjimnazit “Partizani”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Narkoregjimi mbylli me hekura dyert e gjimnazit “Ismail Qemali”, por në Shkodër dhe Tiranë, në shkolla të tjera, nxënësit braktisën bankat dhe u nisën drejt protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë në mbështetje të tyre e avancuan protestën nga ora 2:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit. Ata kanë mbushur Rrugën e Durrësit dhe po qëndrojnë me një vendosmëri epike.

Disa demonstrues ndodhen në spitale dhe kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Njëlloj sikur të ishin kafshë të egra, ia thyen këmbën një protestuesi të rrëzuar përdhe. Thyerja dhe mënyra se si e transportuan, si të ishte kafshë, mund t’i kushtonin jetën, pasi, nëse arteria e asaj zone do të çahej nga kockat, ata nuk do të mund t’i jepnin asnjë lloj ndihme.

Edi Rama, në vend që të japë dorëheqjen, kërkon t’u servirë studentëve shkarkimin e Hitës apo të ndonjë tjetri, në një kohë kur ai vetë qëndron drejtpërdrejt pas urdhrit.

PD-ja e ka mbështetur protestën studentore me të gjithë potencialin e saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë.

Ndaj jam këtu për t’u bërë thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve që të lënë gjithçka dhe të bashkohen në këto momente historike, për të mbrojtur dhe mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?