
Një grup protestuesish të maskuar kanë arritur të hapin derën e Ministrisë Arsimit, duke e sulmuar me kangjella. Studentët e Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, Fakultetit të Drejtësisë, Ekonomiku, Filologjikut, të Shkencave të Natyrës janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.