Studentët godasin tabelën në nderim të viktimave të regjimit komunist, Taulant Balla: Mos Saliu e ka dhënë adresën gabim?
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka reaguar përmes një mesazhi ironik lidhur goditjen nga ana e stduentëve të tabelës përkujtimore kushtuar viktimave të regjimit komunist, në lidhje me çështjen e “bombës te Ambasada Sovjetike”.
“O çuna, kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada Sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan Balla.
Në fund të mesazhit, ai shprehet kundër dhunës, duke shkruar: “STOP DHUNËS!”

