Call Center-at mashtrues, Apeli i GJKKO liron 4 prej anëtarëve të rrjetit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka lënë në ‘arrest shtëpie’ 4 prej anëtarëve të dyshuar të rrjetit të call centerave mashtrues, Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj. Ndërkohë Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi.

Këta persona, sëbashku me dy punonjësit Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u arrestuan pasi SPAK dhe BKH mësynë në dy kulla luksoze në Tiranë për të goditur këtë rrjet, i cili dyshohet se kishte mashtruar qindra qytetarë europianë. Përveç dy punonjësve, 6 të tjerët ishin personat që transportuan pajisjet e Call Center nga kulla “Atti Tower” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Doëntoën One”.

Sipas hetimeve në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka rezultuar se drejtues të këtij rrjeti janë 3 vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata lëviznin me një Ferrari në rrugët e Tiranës, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor. Siç thonë burime për Report Tv, mjeti luksoz rezultonte i marrë me qira në Gjermani, ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e 3 vëllezërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Masat e sigurisë për 8 të arrestuarit pas vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Remir Gjoligaj- arrest në shtëpi
2-Endri Gjata- arrest në shtëpi
3-David Qerimi- arrest në shtëpi
4-Elis Merkaj- arrest në shtëpi
5-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë (përfunduar)
6-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë (përfunduar)
7-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
8-Klaudio Kaçupi – arrest me burg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?