Celula e IS në Izrael, 7 në pranga

Shërbimi i sigurisë në Izrael i njohur si Shit Bet, ka njoftuar se ka arrestuar shtatë antarë të pakicës arabe të vendit, të cilët ishin pjesë e një celule të Shtetit Islamik.

Shit Bet ka njoftuar përmes një deklarate se shtatë të arrestuarit tashmë janë të akuzuar nga një gjykatë në Haifa për veprën penale të pjesëmarrjes në një organizatë të paligjshme, mbështetje ndaj organizatës terroriste dhe për mbajtjen e kontaktit me agjentë të huaj.

Deklarata saktëson se shtatë personat janë arrestuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni të policisë, pak para se grupi i dyshuar ta kryente një sulm terrorist që e kishin planifikuar.

Shtatë antarët e këtij grupi ishin takuar disa herë me një sheik radikal mysliman, i cili kishte kërkuar nga ata që të sillnin sa më shumë antarë në përbërje të grupit.

Sipas agjentëve të intelegjencës izraelite, grupi, përmes internetit, kishte qenë në kontakt me aktivistët në Siri. Por të arretuarit kanë hedhur poshtë këto akuza. Njëri prej tyre me profesion avokat tha se asnjë prej akuzave nuk qendron.

Edhe ish-kryebashkiaku i Sakhnin, një qytet me shumicë arabe ne izrael,m dhe që ëhstë babai I një prej të arrestuarve tha se djali i tij nuk ka lidhje me asnjë grup islamik. “Sipas tij çështja është fryrë nga autoritetet. Kjo është celula e parë terroriste e shtetit islamik që zbulohet në Izrael.

SHKARKO APP