Celulat terroriste të ISIS në Greqi

Autoritet belge kanë identifikuar shefin e grupit të xhihadistëve që do të bënin sulm terrorist në Verviers të Belgjikës.

Ai u arrestua pasditen e sotme në Athinë, së bashku me tre persona të tjerë.

Dyshohet se ai e ka drejtuar celulën e tij nga Greqia.

Bëhet fjalë për  një 27-vjeçar që me emrin e luftës njihet si Abou Souss.

Përpara se të ndalonte në Greqi, i riu kishte luftuar më parë në Siri me forcat e ISIS. Ndërkaq autoritetet belge kanë rritur masat e sigurisë.

SHKARKO APP