Ceremoni e veçantë: Kadare nderohet nga presidenti francez

Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland.

Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris.

Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domëthënie të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla.

Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues.

Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë.

Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi  titullin personalisht.

Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij. Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?