FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë do të ndodhë me shqiptarët e mbetur në Greqi, që kanë kaluar afatin 90 ditor?

Kryeministri Edi Rama, në një njoftim në profilin e tij zyrtar në Facebook ka komunikuar se shqiptarët që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore, nuk do të penalizohen për shkeljen e pavullnetshme të afatit, si pasojë e mbylljes së kufirit.

“Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja” shkruan Rama më tej.

Një nga shqetësimet kryesore të qyetarëve në këto kohë të vështira të koronavirusit, ka qenë pikërisht “ngecja” e disa prej tyre jashtë kufijve të Shqipërisë, për të cilët është vendosur kthimi në vend me kosto falas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri më i madh i këtyre qytetarëve numërohet në Itali, Greqi por edhe në shtete të tjera si Francë apo Austri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?