Çfarë është indeksimi i pensioneve dhe pse nuk duhet ta ngatërrojmë me rritjen

Pak javë më parë u dha lajmi i mirë se pensionet do të indeksoheshin në masësh 4.1%. Edhe pse ky indeksim rrit pensionin, në fakt nuk është rritje. Nuk do të thotë që pensionistët do të kenë ca para më shumë, për të rritur mirëqenien.

Indeksimi është diçka që në Shqipëri bëhet me pensionet çdo dy tre vite, kurse në botë apo në kompani të huaja që operojnë në Shqipëri bëhet çdo vit. Fjalë për fjalë është zbutje e efekteve të rritjes së çmimeve për shkak të inflacionit, pra si një lloj kompesimi për rritjen e çmimeve.

Rritja e inflacionit nënkupton rritjen e parasë në përdorim, rritjen e çmimeve dhe rënien e vlerës së parasë në raport me mallrat. Pra, e thënë me një shembull të thjeshtë, për shkak të rritjes së inflacionit me të njëjtën sasi parash sot blejmë më pak mallra sesa para 3 vitesh. Pikërisht këtë gjë synon të korrigjojë indeksimi i pensioneve.

Rritja e vërtetë e çmimeve nuk ka ndodhur ende! Skema pritet të rishikohet në mesin e tetorit.

SHKARKO APP