Çfarë iu ndodh ushtarakëve pas misionit? Studimi i IDM mbi riintegrimin e tyre (Video)

Në 9 shkurt 2017, dy ish-anëtarë të forcave elitare komando grabitën nën kërcënimin e armëve 3.2 milionë dollarë.

Kjo nuk ishte hera e parë që ish-ushtarakë përfshiheshin në aktivitete të rënda kriminale. Qysh prej vitit 2011, 25 rezervistë dhe ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura u përfshinë në grabitje, trafikim droge apo në zonat e nxehta për të luftuar në radhët e organizatës terroriste ISIS në Siri. Disa prej tyre kanë shërbyer në misione të NATO-s në Afganistan.

Edhe nëse iu shpëtojnë plumbave dhe bombave në luftë, problem mbetet rintegrimi i ushtarakeve pas kthimet nga misionet. Kjo çështje ka qenë në fokusin e një studimi të parë të këtij lloji të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

“Fenomeni është praktikisht inekzistent në Shqipëri, dhe nuk diskutohet për arsyet që i çojnë ata drejt krimeve. Ka një korrelacion midis misioneve, stresit dhe përfshirjes së tyre në aktivitete kriminale. 7 përqind e luftëtarëve të huaj në vendet e luftës janë ushtarakë shqiptarë, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit nuk ka ushtarakë. Kur kthen ushtarakët nga misionet jashtë, ata shikojnë mungesë integrimi dhe kanë më shumë rrezik për t’u përfshirë në krime dhe aktivitete të dhunshme”, tha Redion Qirjazi, kërkues pranë Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim, IDM.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga një anketim i kryer me forcat speciale dhe komando të cilët kanë shërbyer në njësi që kanë prodhuar numrin më të madh të rasteve të ushtarakëve që kanë kryer veprime kriminale, rezulton se 86 përqind e tyre mendojnë se ushtarakët rriskojnë të përfshihen në aktivitete të jashtëligjshme për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së mbështetjes psiko-sociale nga strukturat përkatëse të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dy faktorët që ndikojnë në masën më të madhe, janë pagat e ulëta dhe mungesa ë këshillimit me psikolog. Pagat e ulëta shihen si arsye që mund t’i shtyjnë ushtarakët të përfshihen në aktivitete të dhunshme kriminale. Nga ana tjetër, të pyetur në kuadër të studimit, 75 përqind e ushtarakëve thanë se nuk kishin kontakt me një psikolog”, tha Qirjazi.

Psikologja Albana Telhai, e cila ka qenë në kontakt me ushtarakë të kthyer nga misionet shprehet se, “nëse nuk merret me seriozitet riintegrimi i ushtarakëve, atëherë ajo që vendi ynë ka hasur mund të jetë maja e ajsbergut, pasi një nga rrjedhojat më të njohura të misioneve luftarake, madje dhe të stërvitjeve ushtarake, është stresi post-traumatik”.

Ekspertët shprehen se 20-25% të personelit ushtarak shfaqin simptoma të stresit psikologjik, ankthit, dhe depresionit. Këto simptoma intensifikohen pas çdo misioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?