
Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me materialet që disponon për eksponentët më të lartë të pushtetit.
Hoxha ka lënë të kuptohet se në arkivën e tij personale ndodhen informacione ende të papublikuara, që prekin mazhorancën deri në nivelin e kryeministrit Edi Rama.
“Unë sot jam problem jo për ato që kanë dalë, por për ato që s’kanë dalë”, deklaroi gazetari.
I pyetur nga Nikoll Lesi nëse disponon ende fakte të papublikuara, Hoxha u përgjigj se ka më shumë materiale nga ato që nuk kanë dalë sesa nga ato që janë bërë publike deri më sot.
Pjesë nga debati:
Lesi: Ke prapë fakte?
Hoxha: Po, patjetër. Ka më shumë nga ato që s’kanë dalë.
Lesi: Për mazhorancën?
Hoxha: Po, mazhorancën. Ata të tjerët kanë mbaruar.
Lesi: Deri ku shkon niveli?
Hoxha: Po një ka këtu, është kryeministri.
Lesi: Deri te kryeministri?
Hoxha: Po, kryeministri është.