
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 28 amendamente për Buxhetin e Shtetit të vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, të cilat synojnë rritjen e mirëqenies së qytetarëve, mbështetjen e shtresave në nevojë dhe uljen e barrës fiskale.Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se propozimet e demokratëve synojnë që buxheti i shtetit të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të financimit të shërbimeve publike. “Buxheti i shtetit duhet të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, duke financuar shërbimet publike dhe mirëqenien e tyre, dhe jo të shndërrohet në një instrument për financimin e korrupsionit”, shprehet Bardhi.
Ndër propozimet kryesore të Partisë Demokratike janë:
– Vendosja e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj;
– Rritja e pagave në administratën publike, arsim dhe shëndetësi;
– Dyfishimi i ndihmës ekonomike;
– Dyfishimi i fondit për rimbursimin e barnave;
– Rritja e pensioneve;
– Ulja e taksave.
Postimi i plotë
Buxheti i shtetit duhet të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, duke financuar shërbimet publike dhe mirëqenien e tyre, dhe jo të shndërrohet në një instrument për financimin e korrupsionit.
Ky është qëllimi i 28 amendamenteve që deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë depozituar për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe Paketën Fiskale.
Propozimet e PD-së synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve përmes vendosjes së minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj, rritjes së pagave në administratën publike, arsim dhe shëndetësi, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe fondit për rimbursimin e barnave, rritjes së pensioneve, si dhe uljes së taksave.
Këto amendamente synojnë një buxhet që vendos qytetarin në qendër, mbështet shtresat në nevojë, garanton shërbime publike më cilësore dhe u jep shqiptarëve më shumë mundësi për një jetë dinjitoze.