Ku shigjetoi Rama kur tha se “kryetare e PS do jetë Elena Kaçi?
Rama çdo fjalë e ka të menduar, edhe kur bën batuta e ka një qëllim.
Kryeministri Edi Rama për herë të parë, përmendi një emër si kryetarin e ardhshëm të Partisë Socialiste, nga fjala e tij e sotme në Kongresin e partisë.
Ai tha se Elena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.
“E dashur Elena, zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS.
Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, u shpreh Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.
Por duke thënë si me batutë se e reja 20 vjeçare Elena Kaçi do të jetë kryetare e PS-së, ai preu çdo shpresë për këdo në PS se do ta zëvëndësojë Ramën. Por Elena do edhe 15 vite që të bëhet konkurente për shefe e PS!
Pra Rama u tha se “këtu me keni derisa Elena mund të bëhet gati për të më zëvëndësuar”.
Në foto: Elena Kaci