Çfarë u ka mbetur pa futur nën kontroll dyshes Rama-Veliaj?
Nga Nilda Halili-
Presidenca ishte kalaja e fundit që pushtoi Edi Rama.
Për zotësinë e tij apo për fajësinë e opozitës, duhet pranuar se tashmë kryeministri nuk ka asnjë institucion kushtetues pa futur në dorë.
Parlamentin e ka të tijin, pushtetin e ka personal, biznesi që rri me sytë nga kryeministri, mediat që i bëjnë temena “Beut të Surrelit”, Erion Veliajn e ka mëkembës të pushtetit, drejtësia nuk guxon të hetojë pushtetin e ekzekutivit, me përjashtim të ndonjë ministri që vjen nga LSI; amerikanët vdesin për Ramën, europianëve iu bën “zbor” pasi janë në katrahurë qëkur iku Angela Merkel.
Ka mbetur dhe presidenca e futbollit me Armando Dukën, por me atë do të merret në vjeshtë Erion Veliaj. Duhet marrë edhe ajo kala e fundit.
E ç’të marrin më?!
Gjithçka e kanë nën kontroll, Rama dhe Veliaj.
Ka mbetur oksigjeni në ajër, por atë e ka fal Zoti dhe nuk e marrin dot.