Çifti shqiptar fiton gjyqin kundër shtetit italian për të marrë bonusin e bebes

Një çift i ri shqiptar emigrantë prej 7 vitesh në provincën e Fermos në Itali fituan të drejtën për të marrë bonusin prej 860 eurosh për fëmijën e tyre të parë përcaktuar nga shteti italian për të gjithë ato familje italiane e familje të huaja me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali e me të ardhura vjetore nën 7 mijë euro.

Fillimisht shteti italian ia kishte mohuar këtë të drejtë me pretendimin se çifti shqiptar nuk ka një leje qëndrimi pa afat në Itali. Por të mbrojtur nga avokati shqiptar Arjol Kondi, familja e emigrantëve kanë mundur të fitonë gjyqin ndaj shtetit italian e Gjykata e Fermos është shprehur dje kundër normës diskriminuese që limiton mjaft familje emigrantësh nga kjo e drejtë.

Është ky rasti i parë në Itali që një familje emigratësh fiton të drejtën e bonus bebe për fëmijën e tyre dhe kur nuk kanë një leje qëndrimi afatgjatë në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kontaktuar nga Ora News avokati Arjol Kondi rrëfen “se familja shqiptare është një çift i ri me origjinë nga Berati e prej 7 vitesh jetojnë në provincën e Fermos. Babai i fëmijës është 28 vjec e me profesionin punëtor ndërtimi. Ai është zotërues i një leje qëndrimi 2 vjecare në Itali me të drejtë rinovimi që i kushton rreth 300 euro. Nënë e fëmijës është 23 vjece dhe e papunë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk mund të diskriminohet një familje emigrantësh kur i ka të gjitha të drejtat për të marrë bonusin e lindjes prej 860 euro përcaktuar për shteti italian”, deklaron avokati Kondi.

“Klienti im tha ai ka një leje qëndrimi të rregullt në Itali, punon, i paguan taksat shtetit italian e kushtet e tij ekonomike me bashkëshorten e papunë e një qera shtëpie për të paguar  përmbush të gjitha kërkesat për të përfituar nga kjo shumë parash që shtetit italian dhuron fëmijëve të sapo lindur në familje me të ardhura nën 7 mijë euro.”

“Shumë familje emigrantësh në Itali, shqiptarë e jo vetëm, kanë mbetur jashtë marrjes së të drejtës së bonus bebe për shkak të mos informimit të duhur, thotë avokati Arjol Kondi.

“Më 21 qershor, thotë ai, pra pak ditë më parë ndaj këtij fakti është shprehur dhe vetë Gjykata Europiane e Strazburgut e cila i ka tërhequr vëmëndjen Italisë se nuk mund të diskrimohet një familje emigrantësh nga kjo e drejtë pavarëisht tipit të lejes së qëndrimit afat gjatë apo të rinovueshme në kohë”

“Jam i kënaqur , shprehet avokati Kondi se është pikërisht një familje shqiptare që ka mundur të thyej këtë tabu e ky rast të jetë një ogur i mirë për të gjitha familjet e tjera të emigrantëve për t’u informuar më shumë e për të mbrojtur e fituar të drejtat e tyre .”

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?