Cili ministër po hetohet me shpejtesi, zoti Petrit Fusha, Kryeprokuror i Tiranes?A është në pragarresti? ?

 

Nga burime të rezervuara mësohet se Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha ka në tryezën e tij të punës dosjen e një ministri të qeverisë së Edi Ramës dhe një ish-ministri të kohës së Berishës, të cilët po hetohen në mënyrë intensive për korrupsion. Petrit Fusha ka urdhëruar vartësit e tij se me porosi të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, zotit Adriatik Llalla nuk duhet të bëhet asnjë tolerim për rastin në fjalë, por edhe për asnjë zyrtar tjetër që ka shkelur ligjin. “Asnjë tolerim!”, – është shprehur zoti Llalla. Prokurori që po heton veprimet e këtij ministri, i cili tashmë nuk është as deputet, ka mbledhur informacion të bollshëm deri javën e kaluar dhe burimet thonë se ai e ka krijuar idenë e plotë se ka nevojë për penalitet ligjor ndaj ministrit. Për marrjen e masave të mëtejshme po priten edhe disa shkresa dhe përgjime të autorizuara nga Gjykata e Tiranës, për një lidhje të mundshme të ministrit me dy persona biznesmenë, të cilët kanë marrë padrejtësisht tenderin dhe një privatizim. Privatizimi është marrë në mënyrë krejt të paligjshme në kohën e qeverisjes së Berishës. Ndonëse nuk duan të identifikohen, burimet nga Prokuroria e Tiranës shprehen se për ministrin nuk ka ndonjë siklet ligjor nëse vendoset që të arrestohet, por me ish-ministrin që tashmë është edhe deputet i PD-së në Parlament do të duhet të shikohet nëse e jep apo jo parlamenti autorizimin për arrestimin e tij. Pavarësisht se mazhoranca ka vota boll, po shikojnë se si do të votojnë disa deputetë të PS-së dhe LSI-së sepse u ka bërë nder atyre në kohën që ka qenë ministër i Berishës. Për privatizimin dhe dhënien e tenderit, oficerët dhe prokurori i Tiranës mendojnë se është dhënë krejt në kundërshtim flagrant me ligjin duke marrë një tokë të madhe në kryeqytet, e cila ka qenë projektuar që në vitet e kohës komuniste si vend për kulturën shqiptare.

Hetimet janë afër fillimit të fundit të dosjes penale, ndonëse priten edhe disa dokumente shtesë që të mos kenë shans ish-ministri demokrat, por as ministri i sotëm mundësi që të rrëshqasin në gjykatë. Nga Prokuroria tregojnë se ministri që po hetohet është një person me staturë, jo shumë mediatike, ndërsa ish-ministri ka qenë prezent vazhdimisht në media në kohën e qeverisjes së Berishës. Nuk ka ndonjë nxitim, pasi do të jetë një duel i fortë mediatik nga segmentet që ka ndihmuar në media, ndonëse po mbahet shumë sekret emri i ministrit. Të pyetur nga "Koha Jonë" se cili ministër po hetohet, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës u shprehën se janë sekrete hetimore dhe nuk japim asnjë koment.“Gjithçka në kohën e duhur dhe ne zbatojmë vetëm ligjin. Mbi ligjin nuk ka asnjeri, qoftë edhe ky ministër siç thoni ju se po hetojmë”. Një përgjigje ekuivoke e tyre, pavarësisht se kemi burime të besueshme se dosja e ministrit është duke vluar në kazanët e Prokurorisë.

Nuk dihet nëse ka informacion Kryeministri për emrin e ministrit të tij nën hetim pasi për ish-ministrin e kohës së PD-së nuk i intereson shumë, pasi kosto politike shkon kah PD-së. Por një gjë dihet se Edi Rama është shprehur publikisht se kush shkel ligjin të përgjigjet para ligjit dhe nuk ka imunitet politik për ato që vjedhin apo shperdorojnë detyrën shtetrore.Kryeprokurori i Tiranës dhe natyrisht Prokurori i Përgjithshëm i Republikës e dijnë fatin e këtij ministri, natyrisht dhe dy prokurorët që po hetojnë pa zhurmë prej pak javësh. Oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës janë duke zbardhur përgjimet si dhe duke e riparë dosjen me shefat e tyre.

Nëse ndodh që Kryprokurori i Tiranës Petrit Fusha bindet përfundimisht se nuk ka asnjë mundësi që gjykata t’i kthejë arrestin që do të firmosë  për ministrin atëhere ka mundësi që të kemi lajme të bujshme nga organi i akuzës.

 

SHKARKO APP